Fondacioni Tradita

Y-CRAFT përmbyll rrugëtimin e tij! Të rinjtë, në qendër të ruajtjes dhe zhvillimit të traditës shqiptare

Shkruar nga Tradita

Y-CRAFT përmbyll rrugëtimin e tij! Të rinjtë, në

Ekspozitë artizanale, sfilatë me kostume tradicionale dhe koncert me muzikë shqiptare shënuan përmbylljen e projektit Y-CRAFT – Youth for Cultural Revival and Artisanal Future Traditions, një nismë që ndërthur trashëgiminë kulturore me krijimtarinë, edukimin dhe mundësitë e reja të zhvillimit për të rinjtë.

Y-CRAFT përmbyll rrugëtimin e tij! Të rinjtë, në

 

Trashëgimia kulturore shqiptare, mjeshtëritë tradicionale dhe krijimtaria e brezit të ri u bënë bashkë në aktivitetin përmbyllës të projektit Y-CRAFT, i cili u zhvillua më 9 nëntor 2026, në Qendrën Kulturore të Durrësit.

Y-CRAFT përmbyll rrugëtimin e tij! Të rinjtë, në

Fondacioni Tradita Popullore, në bashkëpunim me Qendrën Shqiptare për Zhvillimin e Familjes (ACFD), përmbylli kështu një nismë që vendosi të rinjtë në qendër të ruajtjes, promovimit dhe përcjelljes së trashëgimisë kulturore shqiptare te brezat e ardhshëm.

Y-CRAFT përmbyll rrugëtimin e tij! Të rinjtë, në

Aktiviteti final solli për publikun rezultatet e punës dhe krijimtarisë së të rinjve nga Durrësi, Shkodra, Fieri, Kruja dhe Elbasani. Përmes një ekspozite me punime artizanale, prezantimit të albumit fotografik të projektit, një sfilate me kostume tradicionale dhe një koncerti me muzikë shqiptare dhe valle popullore, u prezantua rrugëtimi i tyre në njohjen dhe zhvillimin e mjeshtërive tradicionale.

Y-CRAFT përmbyll rrugëtimin e tij! Të rinjtë, në

Në fokus të projektit ishin 14 workshop-e edukative dhe praktike, përmes të cilave pjesëmarrësit u njohën me pasurinë e veshjeve tradicionale shqiptare dhe veçoritë karakteristike të krahinave të ndryshme. Workshop-et përfshinë veshjet tradicionale të Tiranës, Mirditës, Korçës dhe Devollit, Fierit dhe Hasit, si dhe xhubletën, duke sjellë në vëmendje historinë, simbolikën dhe elementet dalluese të tyre.

Y-CRAFT përmbyll rrugëtimin e tij! Të rinjtë, në

Përveç njohurive mbi trashëgiminë, të rinjtë patën mundësinë të përfshiheshin në procese praktike krijuese, përmes skicimeve, punimeve me tekstile, teknikave të realizimit të veshjeve dhe përgatitjes së kallëpeve. Një pjesë e rëndësishme e programit iu kushtua gjithashtu marketingut dhe promovimit të produkteve artizanale, sipërmarrjes, ekonomisë kreative dhe turizmit kulturor.

Y-CRAFT përmbyll rrugëtimin e tij! Të rinjtë, në

Përmes këtyre aktiviteteve, projekti synoi të tregonte se artizanati nuk është vetëm një trashëgimi që duhet ruajtur, por edhe një sektor me potencial për zhvillim profesional, ekonomik dhe krijues. Njohuritë dhe aftësitë e fituara u ofrojnë të rinjve mundësi për të zhvilluar ide të reja, për të krijuar produkte dhe për ta përshtatur traditën me kërkesat e kohës.

Y-CRAFT përmbyll rrugëtimin e tij! Të rinjtë, në

Një dimension tjetër i rëndësishëm i Y-CRAFT ishte njohja nga afër me trashëgiminë kulturore përmes aktiviteteve në hapësira kulturore dhe muzeale, si dhe bashkëpunimi me artizanë, ekspertë dhe përfaqësues të institucioneve kulturore. Këto përvoja ndihmuan në forcimin e lidhjes mes brezave dhe në kuptimin e rëndësisë së ruajtjes së identitetit kulturor.

Y-CRAFT përmbyll rrugëtimin e tij! Të rinjtë, në

Aktiviteti përmbyllës në Durrës shërbeu si një moment prezantimi i rezultateve konkrete të kësaj pune, duke dëshmuar se përfshirja e të rinjve është thelbësore për vazhdimësinë e traditave dhe zhvillimin e artizanatit shqiptar.

Y-CRAFT përmbyll rrugëtimin e tij! Të rinjtë, në

Projekti Y-CRAFT u zbatua nga Fondacioni Tradita Popullore, në bashkëpunim me Qendrën Shqiptare për Zhvillimin e Familjes (ACFD), në kuadër të skemës së nën-grantimit të BOOST Balkans, të zbatuar nga ALDA – European Association for Local Democracy, me mbështetjen e AFD – Agence Française de Developpement.

Y-CRAFT përmbyll rrugëtimin e tij! Të rinjtë, në

Përmes 14 workshop-eve dhe aktiviteteve të zhvilluara, Y-CRAFT përcolli një mesazh të qartë që tradita mbetet e gjallë kur njihet, praktikohet dhe përcillet nga brezat e rinj. 

Y-CRAFT përmbyll rrugëtimin e tij! Të rinjtë, në

Bli online

  • Veshje tradicionale

    100 Euro

  • Veshje tradicionale

    ...

  • Kostumi i Çamërisë

    ...

  • Kornizat me elementet e cdo krahine shqiptare

    ...

ARTIZANËT

Z. Anton Harapi

Korçë

Mjeshtër i kostumeve popullore

Znj. Afërdita Malo

Gjirokastër

Mjeshtre e suvenireve prej qelqi

Znj. Pranvera Qafzezi

Krujë

Mjeshtre e qilimave

Znj. Ganimete Isa

Pukë

Mjeshtre e qelesheve

Më të vizituarat