
Fondacioni Tradita Popullore, në bashkëpunim me Qendrën Shqiptare për Zhvillimin e Familjes (ACFD), vijoi zbatimin e projektit Y-CRAFT – Youth for Cultural Revival and Artisanal Future Traditions, me workshopin e nëntë, kushtuar marketingut dhe promovimit të produkteve artizanale.
Workshopi trajtoi rëndësinë e marketingut në promovimin e produkteve artizanale dhe të trashëgimisë kulturore. Të rinjtë u njohën me mënyra praktike për të komunikuar idetë e tyre, për të prezantuar krijimet dhe për t'i afruar ato me publikun.

Diskutimet u përqendruan te rëndësia e komunikimit të qartë dhe e promovimit për rritjen e dukshmërisë së produkteve artizanale, duke lidhur traditën dhe krijimtarinë me mundësitë e reja të së ardhmes.
Projekti zbatohet në kuadër të skemës së nën-grantimit BOOST Balkans, të zbatuar nga ALDA – European Association for Local Democracy, me mbështetjen e AFD – Agence Française de Développement.



