
Veshjet tradicionale të Korçës dhe Devollit ishin në fokus të workshopit të tretë të projektit Y-CRAFT, ku të rinjtë u njohën me historinë, veçoritë dhe vlerat kulturore të tyre.

Gjatë aktivitetit, pjesëmarrësit eksploruan elementet dalluese të veshjeve tradicionale të këtyre dy zonave të juglindjes së Shqipërisë, duke u njohur me rëndësinë e tyre në trashëgiminë kulturore shqiptare.
Nën udhëzimin dhe mbështetjen e artizanëve, të rinjtë u angazhuan edhe në punime dore, duke pasur mundësinë të përfshihen në veprimtari praktike dhe të zhvillojnë krijimtarinë e tyre.

Aktiviteti u zhvillua në kuadër të projektit Y-CRAFT – Youth for Cultural Revival and Artisanal Future Traditions, të zbatuar nga Fondacioni Tradita Popullore në bashkëpunim me Qendrën Shqiptare për Zhvillimin e Familjes (ACFD), në kuadër të skemës së nën-grantimit BOOST Balkans, të zbatuar nga ALDA – European Association for Local Democracy, me mbështetjen e AFD – Agence Française de Développement.

Përmes këtyre aktiviteteve, Tradita Popullore synon të afrojë të rinjtë me trashëgiminë kulturore shqiptare dhe të nxisë interesin e tyre për ruajtjen dhe promovimin e traditave vendase.


