Fondacioni Tradita

Trashëgimia kulturore shqiptare në Poloni, pesë ditë arti, tradite dhe shkëmbimi kulturor

Shkruar nga Tradita

Trashëgimia kulturore shqiptare në Poloni, pesë ditë arti,

Kultura shqiptare udhëtoi drejt Polonisë përmes një programi aktivitetesh që ndërthurën ekspozitat, punëtoritë artizanale, kostumet tradicionale, muzikën dhe vallet, duke sjellë në vëmendje pasurinë e trashëgimisë sonë kulturore dhe mundësitë e shkëmbimit mes dy popujve.

Rrugëtimi nisi në qytetin e Poznanit, ku u zhvilluan një ekspozitë dhe një workshop kushtuar teknikave artizanale të veshjeve, duke sjellë traditat e vjetra në fokusin e artit bashkëkohor. Një moment i veçantë ishte prezantimi i Prof. Joanna Minksztym, drejtoreshë e muzeut, e cila ndau me të pranishmit përvojat e udhëtimeve të saj në Shqipëri përgjatë viteve 2012–2019, të shoqëruara me fotografi të jashtëzakonshme nga vizitat e saj në vendin tonë.

Trashëgimia kulturore shqiptare në Poloni, pesë ditë arti,

Dita e dytë në Poznan iu kushtua kostumeve tradicionale shqiptare, përmes një prezantimi të veçantë që solli para publikut hijeshinë dhe pasurinë e trashëgimisë sonë kulturore. Atmosfera u gjallërua nga valltarët e Ansamblit Arian Plaku, të cilët interpretuan valle shqiptare, si dhe nga një sfilatë ku të rinjtë polakë u veshën me kostume tradicionale shqiptare. Programi u pasurua edhe me valle tradicionale polake, duke e kthyer ditën në një festë të kulturave të të dy vendeve.

Në ditën e tretë, aktivitetet u zhvendosën në shkollën “Jana Pavla II”, në Belsk Duży, ku u prezantua kultura shqiptare përmes një ekspozite me veshje tradicionale dhe një workshop-i me teknika të ndryshme artizanale. Dita u përmbyll me një koncert, ku një orkestër profesionistësh dhe valltarët sollën në skenë këngë e valle shqiptare, duke performuar përpara një publiku të gjerë.

Trashëgimia kulturore shqiptare në Poloni, pesë ditë arti,

Më 3 dhjetor, aktivitetet vijuan në Muzeun Etnografik të Varshavës, ku këngët, vallet dhe traditat shqiptare e polake u ndërthurën në një mbrëmje plot emocione. Sfilata me veshje tradicionale të të dy vendeve solli në skenë elegancën, historinë dhe larminë e kostumeve popullore. Një nga momentet kulmore të mbrëmjes ishte ngjitja në skenë e Irma Libohovës, ikonës së muzikës shqiptare. Zëri i saj dhe këngët e njohura ndër vite mbushën sallën me gëzim, nostalgji dhe krenari.

Trashëgimia kulturore shqiptare në Poloni, pesë ditë arti,

Aktiviteti përmbyllës i këtij rrugëtimi në Poloni u zhvillua më 5 dhjetor, në Qendrën Kulturore të qytetit të Krakovës. Në skenë u interpretuan këngë dhe valle shqiptare e polake, duke sjellë një mbrëmje të mbushur me kulturë, art dhe energji pozitive.

Përgjatë pesë ditëve, ekspozitat, punëtoritë artizanale, kostumet tradicionale, muzika dhe vallet krijuan një program që vuri në qendër trashëgiminë kulturore shqiptare dhe ndërthurjen e saj me traditat polake.

Trashëgimia kulturore shqiptare në Poloni, pesë ditë arti,

 

 

Bli online

  • Veshje tradicionale

    100 Euro

  • Veshje tradicionale

    ...

  • Kostumi i Çamërisë

    ...

  • Kornizat me elementet e cdo krahine shqiptare

    ...

ARTIZANËT

Z. Anton Harapi

Korçë

Mjeshtër i kostumeve popullore

Znj. Afërdita Malo

Gjirokastër

Mjeshtre e suvenireve prej qelqi

Znj. Pranvera Qafzezi

Krujë

Mjeshtre e qilimave

Znj. Ganimete Isa

Pukë

Mjeshtre e qelesheve

Më të vizituarat