Fondacioni Tradita

“Tradita Akademi”, tradita shqiptare përmes syrit të të rinjve

Shkruar nga Tradita

“Tradita Akademi”, tradita shqiptare përmes syrit të


Projekti “Tradita Akademi”, i zbatuar nga Fondacioni Tradita Popullore me mbështetjen e Ministrisë së Kulturës, synoi fuqizimin e të rinjve dhe promovimin e trashëgimisë kulturore shqiptare përmes edukimit dhe krijimtarisë.

Projekti u lançua në prill 2025, me përzgjedhjen e 10 të rinjve që ndoqën një program gjashtëmujor trajnimi.

“Tradita Akademi”, tradita shqiptare përmes syrit të

Gjatë muajve maj–tetor 2025, pjesëmarrësit zhvilluan trajnime dy herë në muaj me artizanë dhe specialistë të fushës. Ata u njohën me rëndësinë, statusin dhe simbolikën e veshjes tradicionale shqiptare, si edhe me elementët identifikues të krahinave shqiptare dhe mënyrat e integrimit të tyre në veshjet bashkëkohore.

“Tradita Akademi”, tradita shqiptare përmes syrit të

Një pjesë e veçantë e programit iu kushtua xhubletës, ku të rinjtë studiuan elementët karakteristikë të saj dhe krijuan skica që ndërthurën traditën me dizajnin modern.

Në përfundim të procesit, u përzgjodhën 10 skicat më të mira, të cilat u realizuan në bashkëpunim me artizanët, duke u shndërruar në veshje.

“Tradita Akademi”, tradita shqiptare përmes syrit të

Projekti u përmbyll më 25 tetor 2025, me një sfilatë në kuadër të Albanian Fashion Week, në Pallatin e Kongreseve, ku u prezantuan 10 veshjet e krijuara nga të rinjtë.

“Tradita Akademi”, tradita shqiptare përmes syrit të

Bli online

  • Veshje tradicionale

    100 Euro

  • Veshje tradicionale

    ...

  • Kostumi i Çamërisë

    ...

  • Kornizat me elementet e cdo krahine shqiptare

    ...

ARTIZANËT

Z. Anton Harapi

Korçë

Mjeshtër i kostumeve popullore

Znj. Afërdita Malo

Gjirokastër

Mjeshtre e suvenireve prej qelqi

Znj. Pranvera Qafzezi

Krujë

Mjeshtre e qilimave

Znj. Ganimete Isa

Pukë

Mjeshtre e qelesheve

Më të vizituarat