Fondacioni Tradita

Nga tradita te krijimtaria, të rinjtë njohin veshjen e Hasit përmes projektit Y-CRAFT

Shkruar nga Tradita

Nga tradita te krijimtaria, të rinjtë njohin veshjen e Hasit

Veshja tradicionale e Hasit ishte në qendër të workshopit të gjashtë të projektit Y-CRAFT, ku pjesëmarrësit u njohën me historinë, veçantitë dhe elementet që pasqyrojnë identitetin kulturor të zonës.

Gjatë workshopit, të rinjtë u njohën me vlerat dhe simbolikën e veshjes tradicionale të Hasit, duke eksploruar elementet që e bëjnë atë pjesë të trashëgimisë kulturore të zonës.

Me mbështetjen e artizanëve, pjesëmarrësit u angazhuan në skicime krijuese dhe punë dore, duke e shoqëruar njohjen me traditën me përvojën praktike.

Nga tradita te krijimtaria, të rinjtë njohin veshjen e Hasit

Ky kombinim i njohurive dhe praktikës u dha të rinjve mundësinë të zhvillojnë kreativitetin dhe të kuptojnë më mirë rëndësinë e përcjelljes së traditave te brezat e ardhshëm.

Workshopi u zhvillua në kuadër të projektit Y-CRAFT – Youth for Cultural Revival and Artisanal Future Traditions, të zbatuar nga Fondacioni Tradita Popullore në bashkëpunim me Qendrën Shqiptare për Zhvillimin e Familjes (ACFD), në kuadër të skemës së nën-grantimit BOOST Balkans, të zbatuar nga ALDA – European Association for Local Democracy, me mbështetjen e AFD – Agence Française de Développement.

Nga tradita te krijimtaria, të rinjtë njohin veshjen e Hasit

Përmes këtij workshop-i, të rinjtë u afruan me veshjen tradicionale të Hasit dhe me rëndësinë e ruajtjes së vlerave të saj kulturore.

Nga tradita te krijimtaria, të rinjtë njohin veshjen e Hasit

Bli online

  • Veshje tradicionale

    100 Euro

  • Veshje tradicionale

    ...

  • Kostumi i Çamërisë

    ...

  • Kornizat me elementet e cdo krahine shqiptare

    ...

ARTIZANËT

Z. Anton Harapi

Korçë

Mjeshtër i kostumeve popullore

Znj. Afërdita Malo

Gjirokastër

Mjeshtre e suvenireve prej qelqi

Znj. Pranvera Qafzezi

Krujë

Mjeshtre e qilimave

Znj. Ganimete Isa

Pukë

Mjeshtre e qelesheve

Më të vizituarat