
FTESË PËR OFERTË
“Për blerjen e shërbimeve për organizimin e Eventit Final në kuadër të projektit Y-CRAFT – Youth for Cultural Revival and Artisanal Future Traditions”
Numër reference: Y-Craft:YC
Procedura e prokurimit: Kërkesë për ofertë (minimumi 3 oferta)
Fondacioni “Tradita Popullore”, në kuadër të projektit Y-CRAFT – Youth for Cultural Revival and Artisanal Future Traditions, fton subjektet e interesuara të paraqesin ofertat për ofrimin e shërbimeve për organizimin e Eventit Final në Tiranë.
Aktiviteti: Activity 6 – Final Event in Tirana – Exhibition and Cultural Concert
Afati për dorëzimin e ofertës: 05.10.2026
Data e realizimit të Eventit Final: 14.10.2026
Afati për kërkesa për sqarim: 28.09.2026, ora 12:00
Shërbimet e kërkuara përfshijnë:
Moderator – 1 person;
Valltarë – 10 persona;
Këngëtarë – 5 persona;
Kostume tradicionale me qira – 30 copë;
Pajisje ndriçimi dhe audio me qira – 1 paketë;
Transport në një sit kulturor në Tiranë – 1 shërbim.
Subjektet e interesuara duhet të paraqesin ofertën financiare të detajuar dhe dokumentacionin e kërkuar sipas Ftesës për Ofertë.
Kontakti: Edlira Sulaj
E-mail: [email protected]
Dokumenti i plotë i Ftesës për Ofertë, përfshirë Aneksin 1 dhe kërkesat për dokumentacionin, mund të shkarkohet më poshtë.


