Fondacioni Tradita

“Tirana në Kartolinë”, tradita shqiptare në hapësirat kulturore dhe turistike të kryeqytetit

Shkruar nga Tradita

“Tirana në Kartolinë”, tradita shqiptare në

Në Tiranë, tradita shqiptare u takua me hapësirat kulturore dhe turistike të kryeqytetit përmes një rrëfimi të sjellë nëpërmjet fotografisë. Projekti i Tradita Popullore, “Tirana në Kartolinë” bashkoi veshjet tradicionale të të gjitha qarqeve të Shqipërisë me site dhe atraksione të Bashkisë Tiranë, duke krijuar një koleksion imazhesh që sjell në vëmendje pasurinë kulturore dhe identitetin lokal. Në këtë proces u përfshinë edhe të rinj, djem dhe vajza, të cilët u angazhuan aktivisht në realizimin e setit fotografik dhe në aktivitetet e projektit.

“Tirana në Kartolinë”, tradita shqiptare në

Projekti “Tirana në Kartolinë” pati si qëllim promovimin e trashëgimisë kulturore, historike dhe turistike të Bashkisë Tiranë përmes një qasjeje kreative që ndërthurte artin e fotografisë, veshjet tradicionale shqiptare dhe angazhimin e të rinjve. Duke vendosur në dialog identitetin kulturor të të gjitha qarqeve të Shqipërisë me hapësirat ikonike të Tiranës, projekti krijoi një narrativë vizuale që forcoi ndjenjën e përkatësisë, diversitetit dhe bashkëjetesës kulturore në kryeqytet. Njëkohësisht, ai kontribuoi në promovimin e Tiranës si një destinacion kulturor atraktiv për vizitorët vendas dhe të huaj.

“Tirana në Kartolinë”, tradita shqiptare në

Në kuadër të projektit u realizua një set fotografik artistik me 12 çifte veshjesh tradicionale, që përfaqësonin të gjitha qarqet e Shqipërisë. Fotografitë u realizuan në 12 site dhe atraksione kulturore e turistike të Bashkisë Tiranë, me angazhimin aktiv të të rinjve, djem dhe vajza, gjatë gjithë procesit krijues. Si produkt final u krijua një koleksion kartolinash kulturore, i dedikuar promovimit të këtyre siteve dhe pasurisë kulturore që ato përfaqësojnë.

“Tirana në Kartolinë”, tradita shqiptare në

Në vijim të aktiviteteve u organizua një ekspozitë njëjavore në Pedonalen e Tiranës, e hapur për publikun e gjerë, ku vizitorët patën mundësinë të njiheshin me fotografitë artistike dhe mesazhin e projektit. Projekti u përmbyll me një event artistik, gjatë të cilit u ekspozuan të gjitha fotografitë, u organizua një sfilatë me veshjet tradicionale të përdorura gjatë setit fotografik dhe u interpretuan këngë e valle tradicionale të zonës së Tiranës. Ky aktivitet final i dha projektit ngjyra, gjallëri dhe një ndikim të qëndrueshëm në promovimin e trashëgimisë kulturore dhe identitetit lokal.

“Tirana në Kartolinë”, tradita shqiptare në

Bli online

  • Veshje tradicionale

    100 Euro

  • Veshje tradicionale

    ...

  • Kostumi i Çamërisë

    ...

  • Kornizat me elementet e cdo krahine shqiptare

    ...

ARTIZANËT

Z. Anton Harapi

Korçë

Mjeshtër i kostumeve popullore

Znj. Afërdita Malo

Gjirokastër

Mjeshtre e suvenireve prej qelqi

Znj. Pranvera Qafzezi

Krujë

Mjeshtre e qilimave

Znj. Ganimete Isa

Pukë

Mjeshtre e qelesheve

Më të vizituarat