
Xhubleta ishte në fokus të workshopit të pestë të projektit Y-CRAFT, ku të rinjtë u njohën me historinë, vlerat dhe rëndësinë e saj si pjesë e trashëgimisë kulturore shqiptare.

Gjatë aktivitetit, pjesëmarrësit u njohën me rëndësinë e ruajtjes së teknikave tradicionale të punimit të xhubletës dhe me mjeshtërinë që lidhet me krijimin e saj.

Nën udhëzimin e artizanëve, të rinjtë patën mundësinë të përfshihen në punë praktike dhe të përjetojnë nga afër procesin e krijimit me dorë.
Aktiviteti synoi të forcojë vlerësimin për mjeshtërinë tradicionale dhe të nxisë interesin e brezit të ri për ruajtjen e kësaj pasurie kulturore.

Workshopi u zhvillua në kuadër të projektit Y-CRAFT – Youth for Cultural Revival and Artisanal Future Traditions, të zbatuar nga Fondacioni Tradita Popullore në bashkëpunim me Qendrën Shqiptare për Zhvillimin e Familjes (ACFD), në kuadër të skemës së nën-grantimit BOOST Balkans, të zbatuar nga ALDA – European Association for Local Democracy, me mbështetjen e AFD – Agence Française de Développement.



