Fondacioni Tradita

Nga matjet te kallëpi, të rinjtë mësojnë një hap të rëndësishëm në krijimin e veshjeve përmes projektit Y-CRAFT

Shkruar nga Tradita

Nga matjet te kallëpi, të rinjtë mësojnë një hap

Formulat e prerjes së kallëpeve ishin në fokus të workshopit të shtatë të projektit Y-CRAFT, ku pjesëmarrësit u njohën me një nga hapat e rëndësishëm në procesin e krijimit të veshjeve.

Gjatë workshopit, të rinjtë u njohën me parimet bazë të marrjes së masave, llogaritjes së përmasave dhe përgatitjes së kallëpeve.

Nga matjet te kallëpi, të rinjtë mësojnë një hap

Përmes njohurive të marra, pjesëmarrësit kuptuan se si këto procese lidhen me realizimin e një veshjeje të përshtatshme dhe të punuar me kujdes.

Ndërthurja e pjesës teorike me praktikën u dha të rinjve mundësinë të zhvillojnë aftësi të dobishme për punën me tekstile dhe të njihen më nga afër me mjeshtërinë që qëndron pas krijimit të veshjeve tradicionale.

Nga matjet te kallëpi, të rinjtë mësojnë një hap

Workshopi u zhvillua në kuadër të projektit Y-CRAFT – Youth for Cultural Revival and Artisanal Future Traditions, të zbatuar nga Fondacioni Tradita Popullore në bashkëpunim me Qendrën Shqiptare për Zhvillimin e Familjes (ACFD), në kuadër të skemës së nën-grantimit BOOST Balkans, të zbatuar nga ALDA – European Association for Local Democracy, me mbështetjen e AFD – Agence Française de Développement.

Përmes këtij workshop-i, të rinjtë patën mundësinë të njihen me një proces konkret të punës me tekstile dhe me hapat që çojnë drejt realizimit të një veshjeje.

Nga matjet te kallëpi, të rinjtë mësojnë një hap

Bli online

  • Veshje tradicionale

    100 Euro

  • Veshje tradicionale

    ...

  • Kostumi i Çamërisë

    ...

  • Kornizat me elementet e cdo krahine shqiptare

    ...

ARTIZANËT

Z. Anton Harapi

Korçë

Mjeshtër i kostumeve popullore

Znj. Afërdita Malo

Gjirokastër

Mjeshtre e suvenireve prej qelqi

Znj. Pranvera Qafzezi

Krujë

Mjeshtre e qilimave

Znj. Ganimete Isa

Pukë

Mjeshtre e qelesheve

Më të vizituarat