Fondacioni Tradita

Tradita.al mori pjesë në Panairin e Verës në Beograd, kontribur në promovimin e trashëgimisë shqiptare

Shkruar nga Tradita

Tradita.al mori pjesë në Panairin e Verës në Beograd,

Në datat 10–12 tetor 2026, tradita.al mori pjesë në Panairin e Verës në Beograd, duke kontribuar në promovimin dhe përfaqësimin e trashëgimisë kulturore shqiptare në këtë aktivitet ndërkombëtar.

Tradita.al mori pjesë në Panairin e Verës në Beograd,

Si në çdo prezantim të saj, tradita.al pasuroi këndin e Shqipërisë me elemente autentike të veshjeve tradicionale shqiptare, duke sjellë në vëmendje larminë e motiveve, teknikave të punimit dhe veçorive artizanale që karakterizojnë kostumografinë e krahinave të ndryshme të vendit. Krahas ekspozimit, u demonstruan edhe teknika të ndryshme artizanale, duke u dhënë vizitorëve mundësinë të njihen më nga afër me mjeshtërinë dhe proceset tradicionale të punimit.

Tradita.al mori pjesë në Panairin e Verës në Beograd,

Pjesë e prezantimit kulturor ishin gjithashtu performancat e valltarëve shqiptarë, të cilët sollën për publikun një program të pasur me valle tradicionale nga Shqipëria e Veriut, Shqipëria e Mesme dhe Jugu, duke përcjellë ritmet, karakterin dhe identitetin e pasur të traditës sonë folklorike.

Tradita.al mori pjesë në Panairin e Verës në Beograd,

Përmes veshjeve tradicionale, mjeshtërisë artizanale dhe artit të vallëzimit, tradita.al kontribuoi në prezantimin e trashëgimisë kulturore shqiptare përtej kufijve, duke promovuar vlerat, autenticitetin dhe vazhdimësinë e traditave tona.

Tradita.al mori pjesë në Panairin e Verës në Beograd,

Tradita.al mori pjesë në Panairin e Verës në Beograd,

Bli online

  • Veshje tradicionale

    100 Euro

  • Veshje tradicionale

    ...

  • Kostumi i Çamërisë

    ...

  • Kornizat me elementet e cdo krahine shqiptare

    ...

ARTIZANËT

Z. Anton Harapi

Korçë

Mjeshtër i kostumeve popullore

Znj. Afërdita Malo

Gjirokastër

Mjeshtre e suvenireve prej qelqi

Znj. Pranvera Qafzezi

Krujë

Mjeshtre e qilimave

Znj. Ganimete Isa

Pukë

Mjeshtre e qelesheve

Më të vizituarat