
Fondacioni Tradita Popullore, në bashkëpunim me Qendrën Shqiptare për Zhvillimin e Familjes (ACFD), zhvilloi workshopin e dymbëdhjetë të projektit Y-CRAFT – Youth for Cultural Revival and Artisanal Future Traditions, në Muzeun e Shkodrës.
Workshopi solli në fokus traditën e punimit të tekstileve dhe rëndësinë e artizanatit në ruajtjen e trashëgimisë kulturore. Të rinjtë u njohën me teknikat bazë të endjes, vlerat kulturore dhe artistike të tekstileve të punuara me dorë, si dhe me rëndësinë e ruajtjes së njohurive artizanale.

Përmes punimeve të thjeshta tekstile, pjesëmarrësit patën mundësi të vinin në praktikë njohuritë e marra dhe të kuptonin më mirë kohën, përkushtimin dhe mjeshtërinë që kërkon krijimi artizanal.

Projekti zbatohet në kuadër të skemës së nën-grantimit BOOST Balkans, të zbatuar nga ALDA – European Association for Local Democracy, me mbështetjen e AFD – Agence Française de Développement.



