
Fondacioni Tradita Popullore, në bashkëpunim me Qendrën Shqiptare për Zhvillimin e Familjes (ACFD), zhvilloi workshopin e trembëdhjetë të projektit Y-CRAFT – Youth for Cultural Revival and Artisanal Future Traditions, në Muzeun e Elbasanit.
Workshopi u përqendrua te pasuria kulturore e qytetit, historia e tij dhe veshjet tradicionale që përbëjnë një pjesë të rëndësishme të identitetit lokal. Pjesëmarrësit eksploruan mënyra krijuese për promovimin e trashëgimisë së Elbasanit dhe diskutuan rëndësinë e ruajtjes së saj për brezat e ardhshëm.

Aktiviteti nxiti ndjenjën e përkatësisë dhe përgjegjësisë ndaj vlerave kulturore, duke theksuar rëndësinë e njohjes dhe vlerësimit të traditave për t'i mbajtur ato gjallë.
Projekti zbatohet në kuadër të skemës së nën-grantimit BOOST Balkans, të zbatuar nga ALDA – European Association for Local Democracy, me mbështetjen e AFD – Agence Française de Développement.



