Fondacioni Tradita

Tradita Popullore sjell Y-CRAFT! Zhvillohen 14 workshope për të lidhur të rinjtë me trashëgiminë kulturore

Shkruar nga Tradita

Tradita Popullore sjell Y-CRAFT! Zhvillohen 14 workshope për të lidhur

Fondacioni Tradita Popullore, në bashkëpunim me Qendrën Shqiptare për Zhvillimin e Familjes (ACFD), po afron të rinjtë me trashëgiminë kulturore shqiptare përmes projektit Y-CRAFT – Youth for Cultural Revival and Artisanal Future Traditions, i cili zhvillohet në kuadër të skemës së nën-grantimit të BOOST Balkans. Përmes 14 workshopeve edukative dhe praktike, të rinjtë njihen me veshjet tradicionale, mjeshtërinë artizanale dhe mundësitë që ofrojnë krijimtaria, sipërmarrja dhe turizmi kulturor.

Ruajtja dhe promovimi i traditës shqiptare kërkon jo vetëm njohjen e vlerave të trashëguara ndër breza, por edhe përfshirjen aktive të të rinjve në përcjelljen dhe zhvillimin e tyre. Pikërisht këtë synon projekti Y-CRAFT, i cili ndërthur trashëgiminë kulturore me edukimin, praktikën dhe idetë bashkëkohore, duke krijuar mundësi që tradita të vazhdojë të jetojë përmes brezave të rinj.

Tradita Popullore sjell Y-CRAFT! Zhvillohen 14 workshope për të lidhur

Një pjesë e rëndësishme e programit i kushtohet veshjeve tradicionale shqiptare dhe veçorive që dallojnë krahinat e ndryshme të vendit. Përmes workshop-eve mbi veshjen tradicionale të Tiranës, Mirditës, Korçës dhe Devollit, Fierit dhe Hasit, si dhe xhubletës, pjesëmarrësit njihen me historinë, simbolikën dhe elementet karakteristike të kësaj pasurie kulturore.

Krahas njohurive teorike, të rinjtë angazhohen në skicime krijuese dhe punime praktike me tekstile, duke mësuar më shumë mbi teknikat artizanale dhe procesin e realizimit të veshjeve. Workshopet mbi formulat e prerjes së kallëpeve dhe përzgjedhjen e skicimeve i ndihmojnë ata të kuptojnë se si një ide mund të zhvillohet dhe të shndërrohet në një produkt konkret, përmes bashkëpunimit dhe mjeshtërisë.

Projekti shtrihet edhe përtej punës me veshjet tradicionale. Marketingu dhe promovimi i produkteve artizanale, sipërmarrja, ekonomia kreative dhe turizmi kulturor janë pjesë e programit edukativ, duke u ofruar të rinjve njohuri mbi mënyrat se si trashëgimia mund të krijojë mundësi të reja zhvillimi dhe punësimi.

Tradita Popullore sjell Y-CRAFT! Zhvillohen 14 workshope për të lidhur

Në kuadër të aktiviteteve, të rinjtë kanë eksploruar gjithashtu traditën e punimit të tekstileve, trashëgiminë kulturore të Elbasanit dhe lidhjen mes veshjeve tradicionale dhe valleve popullore shqiptare. Workshopet e zhvilluara në hapësira kulturore dhe muzeale, përfshirë Lushnjën, Shkodrën, Elbasanin dhe Durrësin, kanë krijuar mundësi për të mësuar përmes përvojës dhe për të kuptuar rëndësinë e ruajtjes së identitetit kulturor.

Përmes bashkëpunimit me artizanë, ekspertë dhe përfaqësues të institucioneve kulturore, Y-CRAFT synon të forcojë lidhjen mes brezave dhe të nxisë interesin e të rinjve për mjeshtëritë tradicionale. Në të njëjtën kohë, ndërthurja e traditës me kreativitetin dhe sipërmarrjen krijon hapësirë për ide të reja, duke e parë artizanatin jo vetëm si një trashëgimi për t'u ruajtur, por edhe si një fushë me potencial për zhvillim profesional dhe ekonomik.

Tradita Popullore sjell Y-CRAFT! Zhvillohen 14 workshope për të lidhur

Projekti zbatohet nga Fondacioni Tradita Popullore, në bashkëpunim me Qendrën Shqiptare për Zhvillimin e Familjes (ACFD), në kuadër të skemës së nën-grantimit të BOOST Balkans, të zbatuar nga ALDA – European Association for Local Democracy, me mbështetjen e AFD – Agence Française de Développement.

Përmes 14 workshopeve, Y-CRAFT vendos të rinjtë në qendër të ruajtjes dhe promovimit të trashëgimisë kulturore shqiptare, duke i nxitur të njohin rrënjët e tyre, të zhvillojnë aftësitë krijuese dhe të kontribuojnë në vazhdimësinë e traditës dhe të ardhmen e artizanatit shqiptar.

Bli online

  • Veshje tradicionale

    100 Euro

  • Veshje tradicionale

    ...

  • Kostumi i Çamërisë

    ...

  • Kornizat me elementet e cdo krahine shqiptare

    ...

ARTIZANËT

Z. Anton Harapi

Korçë

Mjeshtër i kostumeve popullore

Znj. Afërdita Malo

Gjirokastër

Mjeshtre e suvenireve prej qelqi

Znj. Pranvera Qafzezi

Krujë

Mjeshtre e qilimave

Znj. Ganimete Isa

Pukë

Mjeshtre e qelesheve

Më të vizituarat