Aktivitete

“Tradita Popullore” pjesë e aktivitetit “Peza n’Fest”! Ju mëson të rinjve mjeshtërinë e veshjeve popullore e qilimave

Shkruar nga Tradita

“Tradita Popullore” pjesë e aktivitetit “Peza

Tradita Popullore dhe drejtuesja e saj, Edlira Sulaj, u bënë pjesë e “Peza n’Fest”, një ditë kjo e veçantë, ku historia, kultura dhe trashëgimia jonë u sollën më pranë publikut dhe brezit të ri.

Tradita Popullore, në bashkëpunim me Agjencinë e Parqeve dhe Rekreacionit të Bashkisë Tiranë, përmes memorandumit të bashkëpunimit, ishte e pranishme në këtë aktivitet kulturor, duke sjellë në vëmendje vlerat e trashëgimisë sonë materiale dhe shpirtërore.

“Tradita Popullore” pjesë e aktivitetit “Peza

Këndi i Traditës Popullore u vizitua nga pjesëmarrës të ardhur nga qytete të ndryshme të Shqipërisë, por një vëmendje të veçantë patën edhe nxënësit e shkollave të zonës.

“Tradita Popullore” pjesë e aktivitetit “Peza

Me ta zhvilluam një leksion të veçantë mbi veshjet tradicionale shqiptare, duke folur për veçoritë, simbolikën dhe mjeshtërinë që ato mbartin ndër breza. Krahas njohjes me veshjet popullore, fëmijët u njohën edhe me artin e thurjes së qilimave, një tjetër pjesë e rëndësishme e zejeve dhe trashëgimisë sonë artizanale.

“Tradita Popullore” pjesë e aktivitetit “Peza

Aktivitete të tilla shërbejnë si një urë lidhëse mes brezave, duke afruar të rinjtë me vlerat, simbolet dhe mjeshtërinë e trashëguar ndër vite. Përmes prezantimit dhe praktikimit të këtyre traditave, ruhet identiteti kulturor dhe përcillet më tej pasuria e trashëgimisë popullore shqiptare.

Bli online

  • Veshje tradicionale

    100 Euro

  • Veshje tradicionale

    ...

  • Kostumi i Çamërisë

    ...

  • Kornizat me elementet e cdo krahine shqiptare

    ...

ARTIZANËT

Z. Anton Harapi

Korçë

Mjeshtër i kostumeve popullore

Znj. Afërdita Malo

Gjirokastër

Mjeshtre e suvenireve prej qelqi

Znj. Pranvera Qafzezi

Krujë

Mjeshtre e qilimave

Znj. Ganimete Isa

Pukë

Mjeshtre e qelesheve

Më të vizituarat

Atelieja e prodhimit

Qendisja artizanale

Përgatitja dhe qëndisja e veshjeve popullore shqiptare është një proces i ndërlikuar që kërkon përkushtim dhe mje...

Kush jemi

Historiku - Tradita Popullore

“Tradita Popullore” kontribuon në ruajtjen, ekspozimin dhe promovimin e veshjeve dhe materialeve të tjera etnografike shqiptare. Ne kemi...