Fondacioni Tradita

Veshja tradicionale e Tiranës në fokus të një workshop-i të projektit Y-CRAFT

Shkruar nga Tradita

Veshja tradicionale e Tiranës në fokus të një workshop-i

Veshja tradicionale e Tiranës ishte në fokus të një workshop-i të zhvilluar në kuadër të projektit Y-CRAFT, ku të rinjtë u njohën me historinë, karakteristikat dhe vlerat estetike e kulturore të saj.

Pjesëmarrësit patën mundësinë të njihen më nga afër me elementet dalluese të kësaj veshjeje dhe rëndësinë e saj në identitetin kulturor të zonës.

Veshja tradicionale e Tiranës në fokus të një workshop-i

Përmes diskutimeve dhe shkëmbimit të ideve, të rinjtë u nxitën të vlerësojnë trashëgiminë vendase dhe rëndësinë e ruajtjes e promovimit të saj te brezat e rinj.

Aktiviteti u zhvillua në kuadër të projektit Y-CRAFT – Youth for Cultural Revival and Artisanal Future Traditions, të zbatuar nga Fondacioni Tradita Popullore në bashkëpunim me Qendrën Shqiptare për Zhvillimin e Familjes (ACFD), në kuadër të skemës së nën-grantimit BOOST Balkans, të zbatuar nga ALDA – European Association for Local Democracy, me mbështetjen e AFD – Agence Française de Développement.

Veshja tradicionale e Tiranës në fokus të një workshop-i

Përmes këtyre nismave, Tradita Popullore synon të mbajë gjallë vlerat e trashëgimisë kulturore shqiptare dhe të nxisë përfshirjen aktive të të rinjve në ruajtjen dhe promovimin e saj.

Veshja tradicionale e Tiranës në fokus të një workshop-i

Bli online

  • Veshje tradicionale

    100 Euro

  • Veshje tradicionale

    ...

  • Kostumi i Çamërisë

    ...

  • Kornizat me elementet e cdo krahine shqiptare

    ...

ARTIZANËT

Z. Anton Harapi

Korçë

Mjeshtër i kostumeve popullore

Znj. Afërdita Malo

Gjirokastër

Mjeshtre e suvenireve prej qelqi

Znj. Pranvera Qafzezi

Krujë

Mjeshtre e qilimave

Znj. Ganimete Isa

Pukë

Mjeshtre e qelesheve

Më të vizituarat

Atelieja e prodhimit

Si realizohen veshjet tradicionale

Për realizimin e veshjeveve tradicionale, Tradita Popullore ka bashkëpunuar dhe bashkëpunon me artizanë të vjetër dhe të ri...